Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Nju-Jork vendoset gjendje e jashtëzakonshme për shkak të lijës së majmunëve

Guvernatorja e shtetit të Nju-Jorkut, Keti Hoçul mbrëmë shpalli gjendje të jashtëzakonshme shtet për shkak të përhapjes së lisë së majmunëve.

“Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në shtet për t’i forcuar përpjekjet tona në luftën kundër lijës së majmunëve”, shkroi Hoçul në Tuiter.

Ajo shtoi se më shumë se një në katër raste të lijës së majmunëve në SHBA janë regjistruar në Nju-Jork, që gjithashtu ka ndikim joproporcional ndaj grupeve të rrezikuara.

Në konkludim me 29 korrikun, shteti i Nju-Jorkut kishte gjithsej 1,383 raste të konfirmuara të lijës së majmunëve, sipas ueb faqes së Sektorit për shëndetësi të qytetit.

Brazili dhe Spanja paraprakisht i raportuan rastet e para të vdekjes të shkaktuara nga lija e majmunëve jashtë Afrikës, ndërsa  Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar shpalli gjendje globale të jashtëzakonshme shëndetësore për shkak të shpërthimit të epidemisë së lijës së majmunëve. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.