Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në rrjedhë hetimi për ngjarjet në mbledhjen e së premtes të Komisionit për mbikëqyrje ndaj ASN-së

Shkup, 21 nëntor – Ende nuk ka përgjigje se çka ndodhi, përse dhe kush është fajtor për atë që është dëgjuar, për atë se çka u fol në mbledhjen e së premtes të Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri nacionale dhe të Agjencisë për zbulim, në të cilën referoi drejtori i ASN-së, Viktor Dimovski.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n thonë se rasti është paraqitur në Sektorin për krim kompjuterik dhe se tashmë po veprohet rreth tij, por tani për tani nuk kumtohen informata të tjera.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi theksojnë se hetimi është në rrjedhë dhe se sapo Kuvendi të marrë informata zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, opinioni do të informohet.

Në pyetjen nëse tashmë ka suspendime të të punësuarve pas kësaj ngjarje, nga Kabineti thonë se nuk asgjë nga ajo, sepse, sipas tyre, ende nuk dihen shkaqet për atë që ndodhi në Komision.

Të premten drejtori i ASN-së, Dimovski në mbledhje të mbyllur të Komisionit për mbikëqyrje të punës së ASN-së dhe AZ, referoi për rastin me dhënien e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut shtetasit ukrainas, Oleksandar Onishçenko. Ajo që u fol në mbledhje të mbyllur të Komisionit ka shkuar me zë drejtpërdrejtë në JuTjub.

Kryetari i Komisionit, Ljupço Prenxhov për MIA-n deklaroi se ende pritet të njoftohet nga Xhaferi për epilogun e hetimit, në mënyrë që më pas të caktojë vazhdim të mbledhjes, Informata nga Xhaferi për hetimin pret edhe opozitës.

Shtetasi ukrainas Onishçenko, i cili ndodhet në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tij me autoritetet ruse, mori shtetësi të Maqedonisë së Veriut si sportist në ekuestrian me propozim të Federatës së kalorësisë. Vendim për ndarje të shtetësisë për të solli Qeveria, pas mendimit të marrë pozitiv nga të gjitha institucionet kompetente.

Dimovski të premten pas mbledhjes deklaroi se gjatë procedurës interne në ASN për lëshim të mundshëm për rastin “Onishçenko” u konstatua se nuk është respektuar niveli i fundit nga kontrolli i sigurisë dhe nuk është bërë konsultim me partnerët nga NATO-ja para se të jepet mendimi pozitiv. Sipas tij, “është locuar unaza dhe individi” që e ka vendosur nënshkrimin dhe të marrë përgjegjësi. Dimovski shtoi se pritja për referim për rastin, ishte për shkak se duhej të respektoheshin dhe ndiqeshin normat institucionale dhe të hetohet nëse ka dështuar, ku dhe përse ka dështuar sistemi për siguri nacionale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss