Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Samitin “Ballkani i Hapur” në Maqedoni, do të ftohen Mali i Zi, Kosova e Bosnja

Shkup, 11 maj – “Ballkani i Hapur” ka një politikë të dyerve të hapura vazhdimisht për vendet e rajonit. Qëndrimi i presidentit të Malit të Zi është për t’u përshëndetur dhe respektuar, sepse “Ballkani i Hapur” u sjell vetëm përfitime popujve të Ballkanit Perëndimor dhe i evropianizon vendet, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në përgjigje të një pyetjeje gazetare se cili është komenti i Qeverisë në deklaratën e kryeministrit malazez Dritan Abazoviç se mbështet nismën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Arsovski paralajmëroi se në Samitin e kësaj nisme që do të mbahet në vendin tonë në qershor, do të ftohen edhe liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe BeH-së.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se e mbështet nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se ajo është krijuar të përfshijë gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor.

“Ballkani i Hapur” është krijuar për gjashtë vende, nuk është bërë për pesë vende e gjysmë ose tre vende e gjysmë, por për gjashtë. Çdo pjesëmarrës përfaqëson veten dhe vendin e tij”, tha Abazoviq në intervistë.

Autoritetet në Podgoricë dhe Prishtinë paraprakisht refuzuan të marrin pjesë në nismën “Ballkani i Hapur”, ndërsa në Bosnja e Hercegovinë nuk ishte arritur konsensus për përfshirje drejt nismës, e cila mbulon Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.

Kjo nismë parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve ndërmjet vendeve-anëtare

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.