Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Shtëpinë e Bardhë prezantohet fotografia e parë e teleskopit kozmik “Ueb”

Agjencia nacionale aeronautike dhe kozmike (NASA) mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë e prezantoi fotografinë e parë të bërë më teleskop kozmik “Xhejms Ueb” për të cilin konsiderohet se do ta ndryshojë mënyrën, në të cilën njerëzit e shohin Hapësirën.

Presidenti amerikan Xho Bajden e publikoi zbulimin – pamjen më të thellë të hapësirës deri më tani të kapur me kamera.

Fotografia tregon se një pjesë e Hapësirës, grup masiv galaktikash SMAKS 0723. Fusha e gravitacionit të të tufës së galaktikave vepron si një lente për të zbuluar dritën nga galaktikat në sfond që përndryshe do të ishin shumë të zbehta dhe të largëta për t’u parë. Në fakt, ne kemi pamjen e parë në fushë të thellë të galaktikave tepër të vjetra dhe të largëta.

Tufa e galaktikave është prezantuar në fotografinë në Shtëpinë e Bardhë para 4,6 miliardë vjetëve. Hapësira është e vjetër 13,7 miliardë vite, kështu që “Ueb” do të ketë shans të shikojë edhe më thellë.

Prezantimi mbrëmë ishte paralajmërim për ngjarjen kryesore të planifikuar për sot paradite, kur do të prezantohen rezultatet e plota nga fotografimet e para me teleskop kozmik të lansuar në distancë prej 1,5 milionë kilometrave nga Toka.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.