Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Siri pesë raste të vdekjes nga kolera

Spitalet në Damask janë vënë në gjendje të gatishmërisë pasi ishin regjistruar më shumë se 20 raste të kolerës, ndërsa të paktën pesë persona humbën jetën, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

Supozohet se njerëzit janë infektuar sepse kanë pirë ujë të ndotur dhe me të kanë ujitur bimët të cilat më vonë i kanë ngrënë.

Një pjesë e popullatës në Siri nuk ka qasje në ujë të pastër për shkak të infrastrukturës së shkatërruar në luftë e cila në vend zgjat nga viti 2011.

Zyra e OBSH-së në Damask nuk i komentoi informacionet.

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se uji, si dhe pemët dhe perimet testohen në të gjitha provincat, transmetoi agjencia e lajmeve SANA.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.