Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Sofje takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Europës Qndrore

Sofje, 6 nëntor – Në Sofje sot dhe nesër do të mbahet takim i ministrave të Punëve të Jashtme sot dhe nesër do të mbahet takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore, me të cilën Bullgaria kryeson sivjet, kumtoi MPJ-ja bullgare.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Maqedoninë e Veriut në takim do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Mysafirë specialë në takimin zyrtar në Sofje janë sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Matias Korman, si edhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Malit të Zi, Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) dhe Nismës së Adriatikut dhe Jonit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Nikollaj Milkov, në mbrëmjen e sotme në Muzeun Historik Kombëtar do të organizojë një darkë gala për drejtuesit e delegacioneve të vendeve nismëtare dhe mysafirë specialë. Nesër në rezidencën shtetërore “Bojana” nis zyrtarisht mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të CEI, në kuadër të së cilës do të hapet një forum ekonomiko-afarist në Grand Hotel “Millennium”.

Prioritetet e kryesimit bullgar janë rimëkëmbja ekonomike dhe sociale nga pandemia dhe nga pasojat e luftës kundër Ukrainës, përmirësimi i lidhjes së transportit, rinia dhe zhvillimi i dimensionit lokal të CEI.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.