Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Spitalin e Velesit janë sjellë dy persona të pickuar nga grerëzat, njëri prej tyre ka ndërruar jetë

Veles, 13 korrik –  Në Spitalin e Velesit dje janë sjellë dy persona të pickuar nga grerëzat, njëri rreth 60 vjeç, tjetri 30 vjeç. Më i moshuari ka ndërruar jetë në mbrëmje, ndërsa 30-vjeçari pas dhënies së ndihmës mjekësore dhe terapisë përkatëse në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, është dërguar në shtëpi.

Në lagjen e Velesit Reçan dje,  60-vjeçari, tashmë i vdekur, i gjithi i pickuar nga grerëzat dhe në gjendje kome me Ndihmën e shpejtë është dërguar urgjentisht në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Siç dje informoi për MIA-n dr. Millka Panova nga Ndihma e Shpejtë nga Velesi, ata janë thirrur në orën 11:05, kur kanë mbërritur, personi ka qenë në gjendje kome dhe pa shenja jete me pickime të shumta të grerëzave në duar, fytyrë dhe në të gjithë trupin.

“Menjëherë e kemi reanimuar dhe i kemi dhënë terapinë e duhur, sepse dukej se personi është alergjik ndaj grerëzave dhe urgjentisht me ambulancën tonë dhe në gjendje kome e kemi dërguar në spitalin e Velesit”, informon dr. Panova.

Siç informoi sot për MIA-n, dr. Jelana Levkova Qamilova, zëdhënëse të ISHP Spitali i Përgjithshëm, ata dje nuk e kanë ditur se në të njëjtën kohë janë sjellë dy pacientë të pickuar nga grerëzat.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.