Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Tabanoc arrestohet Dragan Daravellski, ish drejtor i Doganave

Shkup, 10 janar – Në vendkalimin kufitar Tabanoc është arrestuar Dragan Daravellski dhe është dërguar menjëherë në burg, transmeton Zhurnal.

Nuk ka informata nëse ardhja e tij në Maqedoni ka qenë e koordinuar për ekstradim apo jo, nga MPB nuk zbardhin më tepër detaje.

Nga MPB thonë vetëm se në vendkalimin kufitar Tabanoc sot është arrestuar D.D., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar dhe do të dërgohet në institucionin kompetent ndëshkues përmirësues.

Por kush është Dragan Daravellski?

Daravellski është ish drejtor i Drejtorisë së Doganës gjatë viteve 1999 dhe 2002, i cili në vitin 2007 u dënua në mungesë me 7 vite burg, dhe më pas kërkoheshte me fletarrest nga Interpoli. Në vitin 2016 u arrestua në Beograd por deri sot nuk kishte ndodhur ekstradimi i tij.

Ai akuzohet se derisa ka qenë në funksion, ja keqpërdorur detyrën e tij ndërsa zëvendësi i tij, Kiro Docevski është akuzuar po me të njejtën vepër por edhe për falsifikim të pasaportës. Sipas akuzës, shteti ishte dëmtuar me 2,5 milion euro.

Me këtë aktvendim, gjykata vendosi që të dyve t’u konfiskohet pasuria me vlerë prej 103,575,167 denarë./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss