Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në territorin e Manastirit sanksionohen 35 shoferë nën ndikimin e alkoolit

ridhjetë e pesë shoferë janë sanksionuar në territorin e Manastirit në aksionin e mbrëmshëm të policisë të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën kohore nga ora 22:00 deri më 04:00 në rajonin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional i përforcuar për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe ligjërisht janë sanksionuar 35 shoferë, prej tyre në rajonin e Manastirit 12, në rajonin e Prilepit 9, pastaj nga pesë në rajonin e Resnjës dhe Demir Hisari”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Ministria thekson se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.