Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Në Vjenë sot vazhdojnë bisedimet për programin bërthamor iranian

Pas një ndalese disa mujore, negociatat mbi programin bërthamor të Iranit duhet të vazhdojnë sot në Austri, në përpjekje për të rifilluar procesin dhe kontrollin e zhvillimit të përshpejtuar teknologjik të Iranit.

Për herë të parë nga marsi përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, me pjsëmarrjen e SHBA-së në kështjellën Koburg do të bisedojnë për shpëtim të marrëveshjes nga viti 2015 që ka për qëllim parandalimin e Teheranit të arrijë te armët bërthamore.

Raundi i ri i negociatave që filloi në prill të vitit të kaluar “mund të japë mundësi për riaftësim të qëllimeve dhe të japë nxitje të re të nevojshme për arritje të qëllimeve”, konsideron Eli Geranmae, analiste në Këshillin Evropian për politikë të jashtme.

Para se të udhëtojë në Vjenë shefi i ekipit negociues iranian, Ali Bageri, i bëri thirrje SHBA-së “ta shfrytëzojnë këtë mundësi të volitshme të veprojë me përgjegjësi”.

Përfaqësuesi i BE-së, Enrike Mora, pritet ta koordinojë takimin dhe të zbatojë diplomaci ndërmjet delegacionit  amerikan me pjesëmarrësit  tjerë.

Përfaqësuesi amerikan  Robert Mali, i cili gjithashtu pritet të marrë pjesë në takimin në Vjenë, zakonisht qëndron në një hotel tjetër sepse Teherani nuk dëshiron kontakt të drejtpërdrejtë. Në një deklaratë të publikuar para nisjes për në Austri, Mali nuk është veçanërisht entuziast për rezultatin e bisedimeve.

Pasi bisedimet mes amerikanëve dhe iranianëve dështuan në Katar në fund të qershorit, shefi i diplomacisë së jashtme evropiane Zhozep Borrell paraqiti një projekt-dokument kompromisi më 26 korrik, duke u kërkuar palëve ta pranojnë atë për të shmangur një “krizë të rrezikshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane, Naser Kanani, deklaroi mbrëmë se edhe Irani ka propozuar ide dhe shpreson që ato të shqyrtohen në këtë raund të bisedimeve.

Diplomatët evropianë e mirëpresin takimin në Vjenë si një demonstrim të vullnetit të të gjithëve për të ecur përpara në proces. Një diplomat anonim i BE-së me qendër në Vjenë theksoi se negociatat janë një gjë pozitive, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se “nuk ka garanci për sukses”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.