Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, zbulohen detaje tragjike. E moshuara ishte e paralizuar, ndërsa vajza dyshohet se…

Pak minuta pasi dy gra, nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Korçë, detaje të tjera kanë dalë në dritë.

Eleni Vangjeli 74 vjeç dhe Ornela Vangjeli54 vjeç, jetonin bashkë në këtë banesë, ndërsa e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda.

Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza. Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss