Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nesër kongresi i PLD, do të zgjidhet kryetari i ri i partisë, Zajkova kandidate e vetme

Shkup, 19 nëntor – Nën slloganin “Të bashkuar, guximshëm, zëshëm!”, Partia Liberal Demokrate (PLD) nesër në Shkup do të mbajë kongresin e 8-të ku do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Në kongresin e caktuar për në orën 12:00, përveç delegatëve do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike nga vendi dhe bashkëpunëtorë, si dhe mysafirë ndërkombëtarë dhe mbështetës të PLD-së.

Siç informon PLD-ja, prezantim të saj do të ketë kandidatja për kryetare të Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova, ndërsa janë paraparë fjalime edhe nga Roman Jakiq, kryetar i Rrjetit liberal të Evropës Juglindore, Liljana Tangi anëtare e Lëvizjes “Përpara!” deputete në Asamblenë kombëtare në Francë, Hakima El Haite, kryetare e Internacionales Liberale dhe Ilhan Quçuk, eurodeputet gjithashtu raportues i vendit, lider i Liberalëve evropianë – ALDE, përfaqësues i partisë bullgare LDL.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.