Wednesday, December 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Neymar i vendosur ta thyej rekordin e Pele te Brazili, thotë se ka kërkuar ndihmë edhe nga shokët e skuadrës

Neymar JR është i vendosur që të vendos rekord të ri te kombëtarja e Brazilit.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar mund të bëhet lojtari me më së shumti gola në kombëtaren e Brazilit.

Siç qëndron situata aktualisht, 30-vjeçari ka shënuar 74 gola në 120 paraqitje. Pele ka 77 gola në emrin e tij. Për këtë rekord ka folur edhe Neymar.

“Shpresoj ta kaloj këtë rekord. Do të flas me shokët e skuadrës për këtë dhe t’ju them të më ndihmojnë të shënoj, kështu që të mund ta arrij”, ka thënë Neymar.

Ikona braziliane, Pele kishte gjetur 77 gola në 92 paraqitje me Brazilin.

Neymar do të ketë Kupën e Botës në vazhdim, por përveç asaj, ka edhe disa vite përpara në karrierë, dhe me shumë gjasë do ta thyej rekordin në fjalë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.