Monday, October 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nga e hëna regjim i përkohshëm në komunikacion në tunelin në rrugën Bllacë – Shkup

Shkup, 3 shtator – LAMM njofton sot se nga e hëna (11 shtator) do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, aksi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim i tunelit. Do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss