Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nga e hëna rifillojnë punimet në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë

Tetovë, 11 maj – Në Tetovë nga dita e hënë do të fillojnë punimet për hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska”. Hapja filloi gjatë udhëheqësisë së mëparshme të komunës, ndërsa kryetari Bilall Kasami pas marrjes së detyrës filloi procesin e analizimit të projektit.

“Punimet do të fillojnë nga pjesa afër shkollës së mesme tekstile dhe do të përfundojnë tek ura që gjendet tek spitali i qytetit. Të gjithë përgatitjet kanë përfunduar siç janë zgjidhja e çështjeve pronësore juridike, shpronësimi i tokës është bërë dhe tani nuk ka asnjë pengesë për fillimin e punimeve. Hapja e këtij bulevardi është një ndër projektet e rëndësishme infrastrukturore i cili do të lehtësojë komunikacionin në Tetovë dhe do të krijojë kushte shumë më të volitshme për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në kumtesën e komunës.

Bulevardi “Bllagoja Toska” është nyja kryesore e qytetit pasi me hapjen e saj do të lehtësohet qarkullimi edhe në dy akset tjera kryesore në qytet.

“Ekspertët nga komuna e Tetovës që nga fillimi i mandatit të kryetarit Kasami, kanë theksuar se një nga problemet parësore që duhet zgjidhur është hapja e këtij bulevardi, i cili tani po bëhet realitet. Për këtë janë dhënë të gjitha lejet e nevojshme. Shpresojmë që në një kohë shumë të shkurtër bulevardi do të jetë në funksion.
Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore tona. Ne mbetemi të përkushtuar jo vetëm në hapjen e këtij bulevardi, por edhe të bulevardeve tjera dhe rrugëve që Tetova të marrë pamjen e një qyteti modern, si në vendet e zhvilluara”, njoftuan nga pushteti lokal.

Javën e kaluar kryetari i komunës informoi se kanë përfunduar të gjitha tri lëndët e mbetura për shpronësimin e tokave ku duhet të kalojë traseja e bulevardit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.