Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nga sot pritet të fillojë dërgesa e vajit serb në Maqedoni

Shkup, 18 prill – Sot duhet të fillojë organizimi për ngarkimin dhe dërgesën e vajit serb në vend, informojnë për MIA-n nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Serbia të premten mori vendim për eksport të vajit për ushqim në Maqedoninë e Veriut. Siç kumtoi atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, bëhet fjalë për dy milionë litra vaj.

Sipas tij, këto sasi janë për nevojat për një muaj, por nëse vlerësohet se ka nevojë, është e mundur të realizohet import shtesë.

“Është e mundur nëse ka nevojë të merret vendim për import të sasive shtesë. Gjendja po ndiqet, ndërsa komunikimi me autoritetet serbe është i vazhdueshëm”, tha ministri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.