Shkup, 12 shtator – Instituti për demokraci dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot janë nikoqir të ngjarjes rajonale “”Përparimi i procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare” i cili përfshin deputetë dhe shërbime ekspertësh nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bundestagut gjerman dhe Parlamentit Evropian.
Qëllimi i ngjarjes, siç theksojnë organizatorët, është afrimi i procesit të Berlinit me deputetët dhe shërbimin e ekspertëve dhe inicimi i një debati ndërparlamentar dhe ekspertësh për rolin e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.
Ngjarjen do ta hapin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryetari i Institutit për Demokraci Marko Troshanovski dhe ambasadorja e Gjermanisë Petra Dreksler. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Rot, do të mbajë një prezantim kyç mbi temën, si dhe do të flasin edhe përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe deputetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ngjarja është pjesë e projektit “Diplomacia Parlamentare: bashkëpunimi Rajonal përmes dialogut të zgjeruar parlamentar”, i cili synon të promovojë ligjet dhe përfitimet e Procesit të Berlinit përmes promovimit të diplomacisë parlamentare dhe përdorimit të mekanizmave mbikëqyrës nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor.
Angazhimet e ndërmarra nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit e sjellin Ballkanin më pranë BE-së duke përshpejtuar përafrimin e përgjithshëm me parimet dhe legjislacionin e BE-së. Megjithatë, miratimi dhe zbatimi i tyre bëhet me një ritëm të ndryshëm, gjë që ngadalëson progresin e rajonit. Prandaj, parlamentet e Ballkanit Perëndimor (deputetët dhe shërbimi i ekspertëve) në dy vitet e ardhshme do t’i promovojnë këto ligje dhe politika, por edhe do të kërkojnë përgjegjësi për mosveprimin e tyre. Në këtë mënyrë do të inkurajohet një koordinim më i madh mbi kompetencat ndërmjet dy degëve të qeverisjes, por edhe ndërmjet vendeve të rajonit për vendime me interes të përbashkët.
Fokusi kryesor do të jetë në Tregun e përbashkët rajonal dhe Agjendën e gjelbër, të cilat janë fusha kyçe të zhvillimit ekonomik dhe të një mjedisi të shëndetshëm në Ballkanin Perëndimor.
Projekti zbatohet nga gjashtë organizata partnere në vendet e Ballkanit Perëndimor. Bartës i projektit është Instituti për Demokraci (IDSCS) nga Shkupi. Partnerët e tjerë janë Instituti Alternativa nga Mali i Zi, Instituti për Shkenca Politike nga Shqipëria, Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi (CRTA) nga Serbia, Instituti Demokratik – Kosovë dhe Rrjeti i Iniciativave Progresive nga Bosnja e Hercegovina. Projekti mbështetet nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.