Monday, October 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nigeri, situata e tensionuar

Situata në Nigeri vazhdon të ejtë e tensionuar. Ushtarët që rrëzuan presidentin Mohamed Bazum akuzojnë Francën se dëshiron të ndërhyjë ushtarakisht, pasi pretendojnë se një anëtar i qeverisë së Bazumit nënshkroi një dokument që autorizonte Parisin të mund të ndërhyjnë ushtarakisht për të liruar presidentin.

“Unë, i nënshkruari, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër i Përkohshëm, autorizoj partnerët e mi francezë të godasin pallatin presidencial për të liruar presidentin e Nigerit, Mohamed Bazum, i cili është marrë peng. Ky shërben si një njoftim zyrtar. Nënshkruar, kryeministër i përkohshëm”, u shpreh zëdhënësi pas grusht shtetit Amadou Abdraman.

Pas samitit urgjent në Abuja, shtetet e Afrikës Perëndimore me një ultimatum brenda një jave për të rivendosur rendin kushtetues në Niger.

“Masat e mëposhtme duhet të zbatohen menjëherë: Të mbyllen kufijtë tokësorë dhe ajrorë midis vendeve të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore dhe Nigerit, të ngrihen transaksionet financiare midis vendeve anëtare të komunitetit dhe Nigerit”. Një ndalim udhëtimi po vendoset dhe pasuritë e zyrtarëve ushtarakë të përfshirë në tentativën për grusht shteti dhe familjeve të tyre po ngrihen”, theksoi presidenti i Komisionit të Shteteve të Afrikës Perëndimore, Omar Turay.

“Unë dua që ne të jemi të fortë, besnikë dhe të vendosur për mbijetesën e popullit, si dhe për lirinë dhe rivendosjen e organit të zgjedhur me kushtetutë në Republikën e Nigerit”, u shpreh presidenti i Republikës Federale të Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu.

Udhëheqësi ushtarak i Çadit dhe presidenti i përkohshëm Mahamat Idris Deby mbërriti në Niger për bisedime me udhëheqësit e grusht shtetit. Sipas analistëve, nëse blloku rajonal përdor forcën, kjo mund të shkaktojë dhunë jo vetëm midis forcave të Nigerit dhe komunitetit të Afrikës Perëndimore, por edhe midis qytetarëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss