Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nik Gjeloshaj diasporës shqiptare: Jemi krenar me vendosshmërinë tuaj për ti dal Zot oxhakut, nuk ka forcë as ligj që të ndalojë fluturimin e shqiponjave në folenë e tyre

Kryetari i komunës së Tuzit z.Nik Gjeloshaj nëpërmjet një postimi në fb ka hequr dilemat rreth ligjit për të drejtën e votës me rastin e zgjedhjeve lokale në Tuz të cilat do të mbahen më 5 mars.

Gjeloshaj ju ka bërë thirje të gjith atyre që mundohen të përhapin dezinformata për të krijuar konfuzion tek diaspora shqiptare,nuk do t’ia arinë ashtu siç nuk kan aritur të ndalojnë bashkimin e shqiptarëve,njëherit përgëzon diasporën shqiptare për vendosshmerinë për të ardhur në zgjedhje dhe për ti dal zot oxhakut dhe identitetit të tyre.

“Prandaj, e dashur diasporë, ju vërtetoj se këto janë vetem disa tentime të pasukseshme, të pavërteta, propagandistike, dashakeqe dhe përçarëse të këtyre “personave” që janë kundër: bashkimit shqiptar, që janë kundër zhvillimit dhe kundër prosperitetit të vendit të tyre”-thuhet në postimin e kryetarit të komunës Z.Nik Gjeloshaj.

Në vazhdim keni postimin e plotë:

Një fjalë e urtë popullore thotë:
“Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.”

Duke qenë se ata nuk arritën ta ndalin bashkimin e shqiptarëve dhe se nuk mund t’i përçajnë përsëri vëllezërit me ndarje artificiale, ata tani po përdorin metoda gebelsiane për të përhapur dezinformata dhe për të tentuar të sjellin konfuzion tek diaspora jonë.

Prandaj, e dashur diasporë, ju vërtetoj se këto janë vetem disa tentime të pasukseshme, të pavërteta, propagandistike, dashakeqe dhe përçarëse të këtyre “personave” që janë kundër: bashkimit shqiptar, që janë kundër zhvillimit dhe kundër prosperitetit të vendit të tyre.

Jemi më se krenarë me vendosmërinë tuaj për të ardhur në zgjedhje dhe për t’i dalur në mbështetje atdheut, oxhakut dhe identitetit tuaj.

Ju e keni vërtetuar dhe po e dëshmoni çdo ditë se e doni atdheun tuaj ashtu si shqiponja e do folenë e saj.

Nuk ka forcë, por as ligjë në fuqi në Mal të Zi që mund të ndalojë ardhjen tuaj në Malësi dhe fitoren e shqipëtarëve. Fitorën e bashkimit dhe unitetit, fitoren e zhvillimit.

Në fund, nga rregjistri i votuësve mund të fshihen votuesit të cilët e kanë humbur të drejtën e votës për këto arsye:

  • vdekjes
  • humbjes së shtetësisë së MZ
  • çrregjistrimit të vendbanimit nga Mali i Zi.

Secili që ka shtetësi dhe vendbanim, askush nuk mund t’jua heqë pa verifikimin dhe konfirmimin tuaj, të drejtën për të qenë në listën zgjedhore dhe për të votuar.

Pra, shqiponjat tona në diasporë, pergatitnju për fluturim drejtë foles së juve, që të konfirmojmë vazhdimin e zhvillimit të Malësisë që kaq shumë e doni!

NGJ

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss