Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Nikolloski: Ende nuk kemi biseduar për koalicionet parazgjedhore

Shkup, 11 shkurt – Pres një fushatë zgjedhore në të cilën do të flasim për atë që ka ndodhur, por edhe për të ardhmen. Se a do të jetë fushata e drejtë nuk varet vetëm nga ne, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski gjatë qëndrimit të tij sot në Prilep, ku mori pjesë në raportin e dhënë nga kryetari i kësaj partie.

Nga ne varet nëse fushata zgjedhore do të jetë e drejtë sepse ne jemi opozitë, por jam i bindur se do të kemi përkrahje të madhe nga populli, tha Nikolloski.

Lidhur me zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët, Nikolloski tha se ka përçarje të madhe në qeveri dhe siç theksoi, sipas tij, është koha që BDI të shkojë në opozitë.

“Qeveria me vite u përpoq të krijonte përçarje në VMRO-DPMNE, dështoi. Por në vend të një fronti të bashkuar siç ishte paralajmëruar, europian apo nuk e di çfarë, tani do të kemi, me sa duket, frontin më të përçarë të mundshëm të qeverisë. Është koha që BDI të shkojë në opozitë dhe në partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni po krijohet një rezistencë e fortë ndaj BDI-së, tha Nikolloski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse VMRO-DPMNE ka diskutuar për koalicion të ardhshëm me partitë shqiptare, Nikoloski deklaroi se kanë menduar për këtë, por ende nuk e kanë diskutuar.

Për listat e deputetëve dhe njësitë zgjedhore, Nikolloski tha se listat do të njihen në fund të marsit dhe fillimit të prillit, ndërsa mbajtësit ndoshta pak më herët.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss