Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nis së shpejti, Arbana Osmani zbulon detaje nga “Big Brother VIP 2”

Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e programit më të shumëpritur nga shqiptarët, “Big Brother VIP Albania 2”. Lajmin se ky reality show nis brenda muajit dhjetor e konfirmoi vetë moderatorja e BBV, Arbana Osmani në një intervistë të dhënë disa ditë më parë.

Ditën e djeshme, moderatorja publikoi disa fotografi ekskluzive nga shtëpia e re e Big Brother, që duket se është në punime e sipër. Ndërkaq, ditën e sotme Arbana Osmani ka publikuar disa fotografi të tjera.

Arbana ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale një fotografi ku duket se është ulur në të njëjtën tavolinë me producenten Sara Hoxha, partnerin e saj Eduart Grishaj si dhe pjesën tjetër të stafit të këtij reality-show.

Në një fotografi tjetër, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfa, që përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother. “Lajme të mira? Lajme të këqija?”- shkruan Arbana Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente nga ndjekës të programit, që duket se mezi presin të nisë Big Brother VIP Albania 2.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.