Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nisin punimet për ndërtimin e dy korsive të reja që lidhin lagjen Arbëria me qendrën

Matjet tashmë kanë filluar për të realizuar projektin kapital për ndërtimin e rrugës e cila lidh lagjen Arbëria me Lakrishten dhe qendrën e Prishtinës.

Në projektin afër hekurudhës të rrugës “Tirana”, parashikohet të ndërtohen dy korsi të reja rreth 750 metra për qarkullim të automjeteve.

Për të bërë lidhjen mes dy rrethrrotullimeve atë të Arbërisë me atë të Lakrishtës, kompanisë kontraktuese i dolën disa probleme me ujërat e zeza.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, thotë se përfundimet e punimeve pritet të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2023.

“Sivjet po mendojmë fillimin e murit të punimeve, sepse aty parashihet me projekt ku ky muri mbrojtës ndanë pjesën e hekurudhës me lagjen Arbëria dhe pas kësaj nisni punimet për zhvillimin e strukturës rrugore”, deklaroi Xhaferi për magazinën televizive “Ju flet Prishtina”.

Ai theksoi se ky projekt do ta lehtësojë qarkullimine veturave në kryeqytet.

“Ky projekt është i rëndësishëm në shkarkimin e komunikacionit për atë pjesë”, tha Xhaferi.

Realizimi i këtij projekti, Komunës së Prishtinës pritet t’i kushtoj rreth 1 milionë e 100 mijë euro.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss