Thursday, November 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Një ari ka zbritur mbrëmë në Zhirovicë

Shkup, 4 tetor –  Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, ka publikuar një video të një ariu në fshatin Zhirovnicë.

“Sonte nëpër rrugët e ngushta të fshatit Zhirovicë… Problemi dhe rreziku çdo herë duken më të thjeshta kur shihen nga një distancë e sigurt pra nga televizori, loptopi ose telefoni”, ka shkruar Angelov në përshkrimin e videos, në të cilën mund të dëgjoni banorët e zonës duke bërtitur dhe duke u përpjekur ta mbajnë kafshën larg fshatit.

https://www.facebook.com/stojance.angelov/videos/220699821021212

Komuna e Mavrovës dhe Rostushës këto ditë kanë dorëzuar kërkesë në Qeveri për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të numrit të madh të arinjve të cilët, siç thonë nga Komuna, paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e banorëve.

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e seancës së Komisionit Menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss