Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Një delegacion i Odës ekonomike dhe industriale të Turqisë për vizitë në LOE

Shkup, 22 dhjetor – Kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Trajan Angeloski dhe nënkryetarët Orce Simov, Sasho Dukoski dhe Arkan Kerim, pritën një delegacion të madh të biznesmenëve turq nga Oda Ekonomike dhe Industriale e Çorlusë, Turqi, të paraparë nga kryetari Izet Volkan. Në takim u bisedua për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus në investimet, informojnë sot nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Kryetari i LOE-së, Angeloski theksoi se mes dy vendeve tashmë është ndërtuar bashkëpunim i ngushtë bilateral dhe dinamik në të gjitha nivelet, që konsiderohet si një avantazh që mund të përdoret për vendosjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta ndërmjet komuniteteve të biznesit.

“Republika e Turqisë është vazhdimisht ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe vazhdimisht investon në ekonominë maqedonase. Në marrëdhëniet dhe komunikimet që janë krijuar në mes të komuniteteve afariste të dy vendeve, qasja shumë profesionale në punën e kompanive turke është gjithmonë befasuese”, konsideron Angeloski.

Sipas tij, promovimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e rajonit më të gjerë të Evropës Juglindore, sepse tregu në vendin tonë është i lidhur ngushtë me tregjet në Serbi, Bullgari, Kosovë, por është i lidhur edhe me tregun e BE-së.

Siç thuhet në kumtesë, përfaqësuesit e dy Odave ndanë një konkluzion të përbashkët se ka potencial të madh për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekzistues ndërmjet komuniteteve të biznesit, veçanërisht në fushën e energjetikës, industrisë së automobilave, inovacioneve dhe teknologjive të reja.

“Odat bashkërisht do të punojnë për lidhje reciproke, shkëmbim përvojash, kontakte, investim të përbashkët, me qëllim të krijimit të produkteve me vlerë më të lartë të shtuar dhe mundësimit të rritjes dhe zhvillimit më të lartë të të dyja ekonomive”, theksohet në kumtesë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss