Në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, një femër dhe një mashkull janë rrahur me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy kanë përfunduar me lëndime dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ku më pas janë intervistuar dhe janë liruar nga Prokuroria.
Fsh. Pantinë, Vushtrri 11.09.2022 – 07:20. Dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kanë pësuar lëndime pasi që janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit pasi kanë pranuar tretman mjekësor, janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.