Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Një pako për më të dobëtit/ Rama: 8 miliardë lekë kundër inflacionit. Ndihma për pensionistët do të vijojë

8 miliardë lekë do të dalin nga buxheti i shtetit për të mbështetur pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar e invalidët e punës, kategori të cilat, sipas kryeministrit Edi Rama kanë nevojë për një mbështetje financiare si kurrë më parë, sepse po përballen me inflacionin e luftës në tryezat e tyre.

“Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe.”

Bonusi prej 8000 lekësh për çdo pensionist që do të shpërndahet në ditët e para të janarit, nuk do të jetë i fundit për ta gjatë 2023.

“Kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është  mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë.”

Kjo Pako e Madhe, për Edi Ramën, tregon për vëmendjen e qeverisë ndaj grupeve më vulnerabël.

“Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira.”

Nga pakoja e fundvitit do të jenë përfitues thuajse 1 milion shqiptarë, mes tw cilwve edhe mwsuesit, infermierët, forca të policisë, ushtarakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e administratës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss