Një Person është lënduar gjatë një aksidenti të ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prizren.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Sot rreth orës 7:14 është raportuar një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit. Dy automjete janë të përfshira në këtë aksident. Një person ka pësuar lëndime, ai është dërguar në emergjencën e Prizrenit, ka thënë Bytyqi.