Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Një person në Mitrovicën veriore raporton se dikush vizatoi shkrime me motive ndëretnike në shtëpinë e tij

Një person në Mitrovicën e veriut ka raportuar se në shtëpinë tij e cila është në proces ndërtimi, dikush ka vizatuar shkrime me motive ndëretnike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën e 31 janarit, rreth orës 07:15.

“Mitrovicë Veri / 31.01.2024 – 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si “Nxitje, urrejtje dhe mosdurim etnik” dhe po hetohet nga njësitet kompetente.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss