Sunday, December 4, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Një qytet i madh në Mesdhe do fundoset deri në vitin 2050

Porti më i madh dhe qyteti i dytë më i madh egjiptian, Aleksandria, mund të zhduket nën det në disa dhjetëra vjet.

Edhe sipas skenarit më të mirë të OKB-së, një e treta e qytetit, i cili u themelua nga Aleksandri i Madh në deltën e Nilit, do të jetë nën ujë ose i pabanueshëm deri në vitin 2050.

Një milion e gjysmë banorë nga gjithsej gjashtë milionë do të duhet të ikin nga shtëpitë e tyre dhe rrënojat e lashta të qytetit dhe monumentet historike janë në rrezik të madh nga Deti Mesdhe.

Deri më tani, qindra banorëve u është dashur të largohen nga banesat që u dëmtuan nga përmbytjet në 2015 dhe 2020.

Siç raporton Jutarnji list, çdo vit qyteti fundoset me më shumë se tre milimetra për shkak të digave në Nil që mbajnë baltën e lumit që dikur ngurtësonte tokën dhe nxjerrjen e gazit nga nën det. Në të njëjtën kohë, niveli i detit po rritet për shkak të ngrohjes globale.

Sipas parashikimeve më të këqija të panelit klimatik të OKB-së IPCC, Deti Mesdhe mund të rritet me një metër brenda tridhjetë viteve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.