Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Një shtetase e Shqipërisë goditet nga një veturë në Strugë

Një 58 vjeçare nga Shqipëria ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi një automjet e ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e Strugës.

Sipas raportimit të policisë, shoferi i automjetit nuk është ndaluar, por ka ikur nga vendi o ngjarjes.

“Më datë 09.01.2023 rreth orës 23:10 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën ‘Partizanska’ në Strugë një automjet pasagjerësh ka goditur M.D (58) nga Republika e Shqipërisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident M.D ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strugë”, thonë nga MPB.

Një ekip i Stacionit Policor Strugë, sipas njoftimit, ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss