Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

NLB Banka Shkup është shpallur banka më e mirë në vend për herë të gjashtë

Në ceremoninë e 14-të të këtij viti “Çmimet Bankare Evropiane (Europe Banking Awards), të cilat i ndanë revista e njohur EMEA Finance, NLB Banka Shkup e ka fituar çmimin “Banka më e mirë në Maqedoni për vitin 2021”.

Ky është viti i gjashtë me radhë në të cilën NLB Banka, nga ana e revistës EMEA Finance, është shpallur banka më e mirë në vend. Kriteret kryesore sipas të cilave jepet çmimi janë: rezultatet financiare të arritura të bankës, angazhimin e saj ndaj klientëve, futjen e inovacioneve në punë, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, mbështetjen që ofron për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm dhe kalimin në një “ekonomi të gjelbër”, si dhe realizimin e projekteve me përgjegjësi shoqërore të rëndësishme për komunitetin e gjerë.

EMEA Finance është një revistë e njohur në botën financiare si “zëri i pavarur i komunitetit financiar, klientëve dhe partnerëve të tij” në rajonet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Përveç NLB Banka Shkup, edhe Slloveni NLB është fituese e çmimit prestigjioz “Banka më e mirë për vitin 2021” nga EMEA Finance.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.