Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Norvegjia me donacion 6,8 milion euro për gjyqësor më transparent dhe më të pavarur

Shkup, 19 shtator – Norvegjia, së bashku me donatorët e tjerë, është e gatshme të investojë 6.8 milionë euro për përdorim më të shpejtë, më të përshtatshëm dhe më të plotë të teknologjisë së informacionit. Kjo u theksua në takimin e sotëm të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Norvegjisë.

Siç informon shërbimi për shtyp i Këshillit Gjyqësor, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina C;rvenkovska, zëvendësi Selim Ademi dhe anëtarët Loreta Gjorgjieva dhe Milazim Mustafa, kanë mbajtur takim pune me drejtorin e Këshillit Gjyqësor të Norvegjisë Sven Marius Urke , i shoqëruar nga Audun Hognes Berg i cili është pjesë e këshillit norvegjez dhe Amra Jashareviq, përgjegjëse për reformat gjyqësore në rajon. Në takim morën pjesë kryetari i Gjykatës Themelore, Lazar Nanev dhe profesoresha Gordana Lazhetiq, si pjesë e Këshillit për Teknologji Informative dhe Komunikuese.

Në takim, siç thuhet në njoftim, të dyja palët ranë dakord që përzgjedhja e gjyqtarëve, vlerësimi dhe avancimi tyre, të cilat janë në juridiksionin e Këshillit Gjyqësor, do të jetë më i plotë dhe më cilësor nëse i gjithë sistemi gjyqësor dixhitalizohet.

Drejtori i Këshillit Gjyqësor të Norvegjisë, Urke theksoi domosdoshmërinë e dixhitalizimit të plotë të sistemit gjyqësor të Maqedonisë përmes teknologjisë moderne informative, me qëllim që të lehtësohet aksesi i qytetarëve në gjyqësor, por edhe të krijohet një sistem gjyqësor më efikas, transparent dhe i pavarur. Ai theksoi se e gjithë pavarësia e gjyqësorit në Norvegji mbështetet në teknologjinë e informacionit.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Cërvenkovska, e informoi delegacionin norvegjez se për momentin këshilli është duke ndarë mjete financiare për procesin e dixhitalizimit të gjyqësorit dhe shprehu gatishmërinë e këshillit që aktivisht të marrë pjesë në instalimin e sistemit të ri AKMIS, i cili gjithashtu do të përmbajë mjete që tani nuk janë përdorur nga gjyqësori maqedonas.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor shprehën besimin se me dixhitalizimin e plotë dhe investimin në teknologjinë e informacionit do të sigurohet një gjyqësor transparent dhe i pavarur, i cili do të lehtësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe do t’i bëjë procedurat gjyqësore më të hapura për publikun që do të rikthejë besimin tek qytetarët.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.