Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nuk ka kërcënim ofensiv për Rusinë, ndërsa mbështetja për Ukrainën edhe më tutje mbetet e fortë

 Presidenti amerikan Xho Bajden, në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se SHBA-ja do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë, duke theksuar se ndihma synon të ndihmojë Ukrainën të mbrojë vendin e saj.

“Nuk ka asnjë kërcënim ofensiv për Rusinë”, theksoi ai. “Nëse ushtarët do të ktheheshin në Rusi, kjo luftë do të përfundonte që sot”.

Presidenti amerikan Xho Bajden gjatë fjalimit të sotëm për publikun, iu drejtua drejtpërdrejt presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, duke shtuar se sot feston ditëlindjen. “Ne jemi me ju aq sa duhet”, tha ai, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Zelenskit.

Ai shtoi se presidenti rus Vlladimir Putin priste që mbështetja e SHBA-së për Ukrainën të binte me kalimin e kohës. “Ai e kishte gabim”, tha Bajden.

Bajden theksoi se tanket Abrams janë tanket më të aftë në botë dhe janë gjithashtu jashtëzakonisht komplekse për t’u operuar dhe mirëmbajtur. “Pra, ne po i ofrojmë Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme për të mirëmbajtur në mënyrë efektive këto tanke në fushën e betejës.

Ai thotë se dorëzimi i këtyre tankeve “do të marrë kohë”, por SHBA-ja do të sigurohet që trupat ukrainas të jenë “plotësisht të përgatitur” për të operuar me tanket. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss