Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nuk ka pasur konsutime me partnerët e NATO për dhënien e pasaportës për Onishçenkon

Shkup, 19 Nëntor – Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski dje pas seancës së komisionit parlamentare për mbikëqyrje të punës së ASK-së dhe të Agjencisë së Zbulimit, deklaroi se pritja për referimin e rastit “Onishçenko”, ka qenë për shkak se është dashur të respektohen dhe ndiqen normat institucionale dhe të hetohet nëse, ku dhe pse ka dështuar sistemi për siguri nacioanle.

Kontrolli i sigurisë para dhënies së mendimit pozitiv për dhënien e pasaportës për ndonjë person, Dimovski sqaroi se bëhet në disa nivele dhe se nevojiten nënshkrime nga dhjetë pjesëtarë të ASK-së. Ata konstatuan se niveli i fundit që duhej të bëheshin konsultime me NATO partnerët, ka dhënë mendim pozitiv, por nuk e ka bërë atë. Ai theksoi se, hetimi do të vazhdojë me qëllim që të vërtetohet nëse bëhet fjaë për rast të izoluar ose jo.

“Nuk duam për shkak të rastit të këtillë, ajo që është bërë me punë të mundimshme në periudhën e kaluar të dështojë. Në varësi të asaj do të konfirmohet nëse do të përfundojë me përgjegjësi disiplinore apo penale”, deklaroi Dimovski.

Presidenti Pendarovski gjatë një emisioni në TV 24, duke komentuar rstin “Onishçenko”, vlerësoi se bëhet fjalë për goditje serioze ndaj kredibilitetit të një vendi anëtare e NATO-s në sytë e aleatëve të tjerë. Ai tha se, bëhet fjalë për lëshim kryesisht të madh, por sistematik.

“Unë do të thoja se, bëhet fjalë për lëshim sistematik, nuk bëhet fjalë për një individ. Do të thotë dikush ka gabuar, ka marrë mito, spekuojë”, tha Pendarovski.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.