Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nuk ka rrezik nga përhapja e zjarrit në Krivollak

Shkup, 25 korrik – Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e Armatës informuan se sot pasdite me një helikopter të armatës MI-8/17 dhe janë gjuajtur pesë tonë ujë, u intervenua në lokalizimin e zjarrit i cili është i pranishëm në rrethinën e Poligonit të armatës “Krivollak”, më saktë në pjesën e tij të skajshme në afërsi të lokalitetit “Kodra e shqiponjës”.

Siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes she SHM, për momentin zjarri është me intensitet të vogël me linjë të shtrirjes prej 700-800 metra dhe për shkak të intensitetit të dobët të erës nuk ka kapluar sipërfaqe më të madhe në anën perëndimore të “Kodrës së shqiponjës”.

Objektet e armatës dhe ato infrastrukturore me rëndësi të veçantë janë në distancë prej 5-7 kilometra linjë ajrore nga vendi i zjarrit dhe ato në pajtim me procedurat e armatës plotësisht janë siguruar dhe me rripa zjarrfikës me rregullim inxhinierik në gjer[si të nevojshme në pajtim me vlerësimet.

Helikopteri i armatës i cili veproi në koordinim me pjesëtarët e Armatës nga PA Krivollak nëse ka nevojë do të intervenojë nesër në orët e hershme të mëngjesit.

Gjatë ditës së sotme në orët e mëngjesit me pilotët nga VING-u ajror duke intervenuar pa ndërprerë 3 orë me 42 tonë të hedhur ujë në atarin e vendbanimit Bogdanci, me çka u parandalua që zjarri të përhapet drejt vendbanimeve dhe ndihmoi që i njejti të vihet nën kontroll, qëndron në kumtesë. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.