Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nuk ka vendim për hyrje të ASH-së në Qeveri, do të bisedohet përsëri

Shkup, 18 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, bëri të ditur se nuk kanë marë një ofertë zyrtare për hyrje në Qeveri, por në takim është biseduar për situatën aktuale, për ndryshimet kushtetuese dhe atë se si mundet Aleanca të ndihmojë Qeverinë në tejkalimin e krizës, raporton Zhurnal.

Taravari thotë se nëse marin një ofertë për hyrje në Qeveri, ata kanë një pako masash si kusht dhe vija të kuqe për t’u realizuar kjo. Ai nuk e përjashton mundësinë që t’i bashkangjiten Qeverisë por prap se prap për këtë do të vendosë kryesia e partisë dhe anëtarësia e saj.

“Në vazhdën e takimeve, konstatuam se rruga evropiane e Maqedonisë patjetër të vazhdoj. Ne si ASH do të jemi mbështetës të këtij procesi, biseduam dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Për ligjet që janë të bllokuara në Kuvendin e Maqedonisë, siç janë dhe ligjet që ndihmojnë që Maqedonia të afrohet në BE. Nuk kemi marrë ofertë për hyrje në Qeveri, në momentin që do të ketë një ofertë të tilë, do të jeni të informuar me kohë”, tha Arben Taravari

Sa i përket bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, Taravari shprehet se së fundmi është zbehur paksa bashkëpunimi me këtë parti përshkak se siç tha, VMRO po garon me Të Majtën se cila është parti më nacionaliste. Kjo, thotë Taravari, e dëmton DPMNE-në dhe ulë gjasat për bahskëpunim me të gjitha partitë shqiptare jo vetëm me Aleancën.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.