Wednesday, December 7, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nuk pritet valë refugjatësh nga Rusia në vend

Shkup, 27 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari sot deklaroi se nuk pritet valë refugjatësh nga Rusia, duke qenë se siç tha, ne nuk kemi lidhje me Moskën, siç kanë disa vende të tjera.

I pyetur nëse ka refugjatë rusë, a do të kenë të njëjtin trajtim si ukrainasit, ai tha se ukrainasit trajtohen në përputhje me organizatat ndërkombëtare në të cilat jemi anëtarë për kujdesin e refugjatëve të luftës.

“Ne kemi marrë të gjitha vendimet e nevojshme në lidhje me kujdesin e përhershëm apo kujdesin në tranzit, sepse disa vijnë dhe më pas shkojnë në vende të tjera. Ky është trajtimi i tyre dhe pyetja juaj i drejtohet krejtësisht diçkaje tjetër. Ata shkojnë në vendet ku kanë fluturime direkte. Në vendin tonë nuk ka fluturime direkte, u përgjigj Kovaçevski pas manifestimit për prezantimin e Projektit për lidhjen e rrugëve lokale.

Kryeministri i pyetur nëse po mendon të heqë vizat për qytetarët e Rusisë, thotë se për momentin nuk ka një propozim të tillë.

Ditët e fundit, mijëra qytetarë rusë janë larguar nga vendi në përpjekje për të shmangur mobilizimin, pasi presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të 300,000 rezervistëve. Rusët zakonisht shkojnë me makina në kufijtë me Gjeorgjinë dhe Mongolinë, ku presin 48 orë në kufi, sepse çmimi i biletave të avionit, për ato që janë ende në dispozicion, është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në disa mijëra euro. Ndër vendet në të cilat shtetasit rusë lejohen të hyjnë pa vizë janë Serbia, Turqia, Gjeorgjia dhe Armenia.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.