Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Nxitje e lidershipit femëror dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci

Shkup, 13 qershor – “Nxitje e lidershipit femëror dhe pjesëmarrjes së grave në politikë dhe demokraci” ishte tema e panel diskutimit i cili u mbajt sot në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Qendrës për Studime Evropiane, Uillfred Martens nga Brukseli.

Në ngjarjen që u mbajt në Ragusa Rooftop, fjalim hyrës kishte Daniel Braun, përfaqësues i Fondacionit Konrad Adenauer, i cili theksoi se asnjëherë nuk mund të jetë keq që të mbështetet lidershipi femëror.

“Gjermania dhe vende të tjera të Evropës perëndimore kishin një kohë të gjatë gra në pozicione të lidereve, shembull i spikatur është Angela Merkel, por me siguri se ky nuk është përfaqësim për gjithë shoqërinë dhe për këtë gëzohem që kemi temë në të cilën duhet të bëhet edhe shumë në vendet evropiane dhe në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Braun.

Elefteria Katci, bashkëpunëtorë për komunikim dhe media pranë Qendrës për Studime Evropiane, Uilfred Martens, u falënderua për mbështetjen e projektit dhe tha se pjesëmarrja e barabartë e grave në politikë dhe miratimi i vendimeve është element kyç për shoqëri funksionale dhe gjithëpërfshirëse e cila garanton se janë përfshirë interesat e të gjithëve.

Sipas saj, perceptimet e grave e pasurojnë sundimin dhe vetëm përmes pjesëmarrjes së grave në politika mund të përfshihet diversiteti i të gjithave.

Anke Hollshtajn, ambasadore e RF të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, duke i ndarë shembujt për gratë e përfshira në politikë, theksoi se ndryshimet në politika janë të detyrueshme, ndërsa, siç tha, udhëheqja përmes shembullit është gjithnjë mënyra më e mirë”.

Në kuadër të panel diskutimit, gjithashtu, folën edhe deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, Gordana Siljanovska Davkova, Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit, Zhaklina Peshevska – deputete, Monika Zajkova – deputete dhe anëtare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave dhe Vlora Reçica, hulumtuese dhe udhëheqëse e qendrës për mbështetje parlamentare dhe demokratizimit pranë Institutit të Demokracisë “Sociates civilis”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.