Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Nxjerrja nga qarkullimi e dinarit serb, Rama: Kosova ka të drejtën e pamohueshme të mbrojë kushtetutën e saj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me debatin pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi monedhën s Serbisë, dinarin, ku janë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë SHBA dhe BE.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se Kosova duhet të angazhohet , të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vet.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shprehet Rama. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss