Sunday, January 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

OBSH ndryshon emrin e lisë së majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se po prezanton termin “mpoks” si sinonim i lisë së majmunit dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve shëndetësore që të fillojnë të përdorin termin, sepse emri aktual i sëmundjes ka pasur konotacion “racist”.

“Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa termi ‘lia e majmunit’ po hiqet gradualisht,” tha OBSH.

OBSH nisi një sondazh publik në fillim të këtij viti për të gjetur një emër të ri për sëmundjen.

Lija e majmunëve u zbulua në vitin 1958 dhe është emëruar sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma.

Deri në këtë vit, ato u përhapën kryesisht në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.

Deri më tani, sipas të dhënave të OBSH-së, 110 vende kanë raportuar rreth 80.000 raste të infektimit dhe 55 vdekje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss