Bota asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë me Kovid-19, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus dhe u bëri thirrje vendeve të qëndrojnë në luftën kundër virusit nga i cili vdiqën më shumë se gjashtë milionë njerëz.
“Ende nuk jemi atje, por fundi është në sipërfaqe”, tha Tedros në konferencën virtuale për shtyp.
Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 javën e kaluar ishte më i vogli që nga marsi i vitit 2020, kumtoi OBSH.
Përfaqësuesja e OBSH-së, Maria Kerhove tha se ende priten valë të Kovod-19, por se bota ka mënyra të veta t[ luftës, siç janë vaksinat dhe medikamentet antivirusale për parandalim të gjendjeve serioze tek pacientët.
Ulet edhe numri i të sëmurëve nga ethet e majmunëve, por tedros bëri thirrje për vigjilencë dhe vazhdoim të luftës kundër sëmundjes.
“Si edhe me Kovid-19, ky nuk është momenti për relaksim, duhet të mbetemi vigjilent”, tha Tedros.