Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Olaf Scholz të shtunën viziton Shkupin

Shkup, 9 qershor – Kancelari gjerman Olaf Sholc të shtunën vjen për vizitë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sholc në Shkup do të mbajë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa janë planifikuar edhe biseda plenare të dy delegacioneve. Është parashikuar Kovaçevski dhe Sholc të mbajnë konferencë shtypi të përbashkët.
Nga Shkupi, kancelari gjerman niset për në Sofje për takime me kreun shtetëror bullgar.

Temat e takimeve në Shkup dhe Sofje pritet të jenë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë.

Sholc në suaza të turneut ballkanik, më parë do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.