Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Olga Lisnycha i bashkohet grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha.

“Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo””, thuhet në njoftim.

Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është iniciuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përfituar pagë mujore, kurse të
Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

AGK-ja, Ka falënderuar partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss