Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, dalin pamjet me dron ku u kapën 430 kg kokainë

Janë publikuar pamjet e operacionit anti-drogë  në Fier, i zhvilluar nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK, ku u kapën 430 kg kokainë.

Policia ka publikuar pamje të kapura me dron, ku forca të shumta policie futen në banesë dhe në pjesën e pasme të saj gjejnë plehun kimik, aty ku ishte fshehur sasia e konsiderueshme e kokainës.

SPAK tregoi se porosia ishte bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik u gjendën plot 430 kg kokainë, vlera e të cilave kapte shifrën e 40 mln eurove.

Prokuroria tha sot se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë dhe porositësi ishte shqiptar. Deri më tani janë 10 të arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët e tjerë jashtë territorit të Shqipërisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.