Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Opozita e bojkoton edhe raportimin e ministres Haxhiu, s’marrin pjesë deri në themelimin e Komisionit Hetimor

Partitë opozitare e kanë bojkotuar edhe në Komisionin për Integrim Evropian, ku u prit raportimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se deri në themelimin e Komisionit Hetimor do të vazhdojë bojkoti i PDK-së.

Ajo tha se me këtë qasje arrogante të qeverisë nuk do të bëhen pjesë e miratimit të asnjë projektligji.

“Po flas në emër të PDK ne nuk do të marrim pjesë në projektligje derisa nuk formohet komisioni hetimor. Dje ka dështuar të miratohet një komision i tillë. Mendojmë që është arrogancë e pushtetit. Me këtë qasje arrogante të qeverisë nuk do të bëhemi pjesë e miratimit të asnjë projektligji për t’i hapur rrugë komisionit hetimor sepse është e drejtë kushtetuese”, tha ajo.

Se do ta bojkotojnë këtë raportim e tha edhe deputetja e AAKs-, Time Kadriaj

“Besoj që ky komision nuk plotëson kushtet dhe nuk votojmë projektligje derisa të formohet komisioni hetimor. Ta përfundojmë këtë mbledhje”, tha Kadriaj.

Ndonëse e quajti të padrejtë këtë vendim të opozitës, deputeti i VV-së, Agon Batusha, tha se për komisionin Hetimor do të flasin shefat e grupeve parlamentare.

“Ka metoda të ndryshme qysh opozita jep vendimin e vet për bojkotim. Nuk po duket e drejtë por është vendim i tyre. Për komisionin hetimor do të vazhdojë të flasin shefat e grupeve”, tha Batusha.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.