Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Organet e administratës shtetërore me më pak transparencë në krahasim me Qeverinë dhe ministritë

Shkup, 13 shtator – Transparenca e institucioneve varet nga hierarkia, domethënë, organet ekzekutive kanë rezultatin më të ulët për sa i përket qasjes, efikasitetit dhe transparencës në krahasim me ministritë dhe Qeverinë. Këtë e tregon vlerësimi për gjendjen e qeverisjes së mirë në Njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Vlerësimi i situatës është bërë në periudhën janar-mars të këtij viti dhe përfshin 51 institucione, Qeverinë, Sekretariatin e përgjithshëm, 16 ministri dhe 33 organe të zgjedhura brenda ministrive dhe Parlamentit.

“Organet ekzekutive, respektivisht organet e administratës shtetërore, për fat të keq, tek ne, poashtu edhe në rajon janë nën mesataren, pra nën gjysmën e 100 për qind të përmbushjes së mundshme të indeksit. Organet tona janë analizuar me 41.54 për qind të përmbushjes dhe kjo për fat të keq nuk është rezultat i mirë”, tha Mila Josifovska Danilovska nga “Metamorfozis”.

Në prezantimin e sotëm u theksua se rezultati i përgjithshëm i pushtetit ekzekutiv, përfshirë edhe Qeverinë, ministritë dhe organet ekzekutive arrin 60.93 për qind me vlerësim më të lartë për treguesit e transparencës prej 55.65 për qind dhe notën më të ulët për qasjen prej 51.09 për qind.

Organet ekzekutive kanë rezultatin më të ulët, pra 41,54 për qind përmbushje të treguesve, krahasuar me mesatare0n e ministrive që plotësojnë 58.56 për qind dhe Qeverisë e cila ka rezultatin më të lartë të përgjithshëm prej 82.71 për qind.

Sipas nënkryetares së Qeverisë për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, transparenca është faktor i rëndësishëm në zbatimin e politikave të suksesshme kundër korrupsionit.

“Mundëson që qytetarët, organizatat civile dhe përfaqësues të mediave më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të marrin informacione për funksionimin e institucioneve dhe kështu të ushtrojnë kontroll mbi punën e tyre. Kjo veçanërisht vlen kur bëhet fjalë për shpenzimin e mjeteve publike dhe përdorimin e resurseve shtetërore, por edhe funksionimin e përgjithshëm”, tha Gërkovska.

Sa i përket renditjes së Qeverisë u theksua se rezultati është i mirë edhe pse krahasuar me rajonin ne jemi “bindshëm më të mirë”, megjithatë, gjatë viteve të fundit këto rezultate të indeksit janë pothuajse identike dhe vërehet stagnim.

Ish drejtori i projektit për pjesëmarrje civile të USAID-it, Goran Lazarevski konsideron se ndërtimi i një sistemi të rritjes së llogaridhënies dhe publikimit të rregullt të të dhënave nuk është një proces i lehtë për institucionet.

“Prandaj është e nevojshme të forcohen më tej kapacitetet e institucioneve qendrore dhe lokale për publikimin në kohë dhe me cilësi të lartë të të dhënave me interes publik, sepse me këtë nuk po ju dalim në ndihmë vetëm qytetarëve, por edhe studiuesve, komunitetit shkencor, por edhe mediave që nuk do të duhet të varen nga vullneti i mirë i individëve të caktuar në institucione për të pasur mbikëqyrje në të dhënat e rëndësishme”, tha Lazarevski.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon është rezultat i një hulumtimi gjithëpërfshirës empirik bazuar në Indeksin e transparencës, qëllimi i së cilës është të përcaktohet shkalla në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.