Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se aleatët asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës, e as pro dinarit serb.

Të hënën në konferencën me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Osmani ka thënë se Kushtetutën dhe çdo sukses tjetër, Kosova e ka arritur bashkë me aleatët e saj.

“Aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës. Aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb. Asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit, përkundrazi këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që e kemi arritur, e kemi arritur bashkë me aleatët tanë. Unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarit, por është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave. Bashkëpunimi dhe koordinimi ynë me aleatët në gjetjen e rrugëve për zbatimin sa më efektiv dhe afatgjatë të Kushtetutës sonë nuk është gjë e keqe, por siç e dëshmon historia, është gjëja më e mirë dhe më e mençur për Kosovën”, është shprehur ajo.

Osmani më tej ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti i kanë qëllimet e përbashkëta, ndër të cilat është edhe mbrojtja e Kushtetutës së vendit.

“Me kryeministrin i kemi qëllimet e përbashkëta, ato janë mbrojtja e Kushtetutës së vendit, mbrojtja e sovranitetit e arritja e dakordimit me aleatët tanë sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss