Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Osmani në takime me shefat e diplomacive të Greqisë, Sllovenisë dhe Serbisë

Shkup, 10 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Selanik realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon si dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.

Siç kumton MPJ-ja, duke e uruar për formimin e Qeverisë së re të Sllovenisë, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme sllovene për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimeve strategjike, veçanërisht të theksuar gjatë Presidencës sllovene me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ministrat iu referuan edhe situatës së vështirë aktuale në Ukrainë, duke dënuar agresionin ushtarak rus, të pajustifikuar dhe çnjerëzor, duke theksuar se është një shkelje e rëndë e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, goditje për rendin demokratik dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës. Gjithashtu u shkëmbyen mendime edhe për pasojat ndaj ekonomive dhe flukseve energjetike në Evropë dhe më gjerë, si dhe për krizën humanitare të refugjatëve nga Ukraina.

Në takimin me ministrin Selakoviq u shpreh kënaqësi për përfundimin me sukses të Samitit “Open Balkan” të mbajtur në Ohër, si dhe konfirmimin e vendeve pjesëmarrëse për rezultatet dhe efektet e tyre të arritura në drejtim të liberalizimit të mëtejmë të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Siç thuhet në kumtesë, veçanërisht u theksua fakti se u dakorduan forma të reja të bashkëpunimit të theksuar më tej në fushën e punësimit, turizmit dhe kulturës. Zhvillimi i nismave të tilla është mënyra më e mirë për përparimin e rajonit tonë, që është edhe qëllimi i rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian, por ato duhet të jenë inkluzive dhe nuk duhet të jenë në kolizion e as zëvendësim për anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.

Ministrat Osmani dhe Selakoviq, përshëndetën zhvillimin e procesit dhe vendimet e deritanishme të KOM-KO dhe KOS-it, të cilat mundësojnë tejkalimin e keqkuptimeve të ndërsjella në këtë drejtim, si dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së autoqefalisë së KOM-KO të Stambollit, ku së shpejti pritet mbajtja e liturgjisë së përbashkët në Patriarkanën Ekumenike dhe marrja e Tomosit.

Në margjina të konferencës ministrore, Osmani u takua edhe me homologun e tij grek, siç njoftoi në Tuiter shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, kishte takim të shkurtër me MPJ-në e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.