Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Osmani nesër në Romë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor

Romë, 4 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Në takim, Osmani do të mbajë fjalim në sesionin e punës me temë “Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit eurointegrues për Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë edhe takim me bartësit e rinj të MKartës në Itali.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss