Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Osmani – Rinkeviç: RMV mbetet e përkushtuar në reformat për negociata për anëtarësim në BE

Shkup, 21 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, realizoi takim me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkeviç, ku kanë folur për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian nën lupën e fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Duke falënderuar për mbështetjen parimore të Republikës së Letonisë të rrugës sonë të integrimit evropian, Osmani informoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën e reformave për rrjedhën pa pengesa të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë në pasojat në Evropë, të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dhe për rolin e vendeve baltike për ta forcuar këtë pjesë të Aleancës.

Gjithashtu janë shkëmbyer edhe mendime edhe rreth kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për çështjet aktuale në domenin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, qëndron në kumtesë

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.